2 çanta plot me para u sekuestruan në shtëpitë e zyrtarëve të Ministrisë

Publikuar më:

Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm zhvilloi një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Aty janë arrestuar katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Aksioni ka vazhduar edhe në katër komuna.


Policia e Kosovës në mëngjes shkoj në zyret e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë ku arrestoi ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Agim Nuha, dhe tre zyrtarë tjerë.

Policia bastisi edhe shtëpitë e personave të dyshuar.

Mediat raportojnë se dy çanta të mbushura plot me kartëmonedha euroshe është sekuestruar nga Policia e Kosovës në aksionin e nisur sot në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Paratë janë konfiskuar nga shtëpitë e disa prej të arrestuarve sot.

Ndërkohë mediat raportojnë se në përgjithësi deri tani janë arrestuar 12 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Aksioni në Ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë ka përfunduar dhe policia pritet më vonë të japë detaje të hollësishme për aksionet që kreu sot, lidhur me zyrtarët që u arrestuan dhe dyshimet që bien mbi ta.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.