17 vjeçari kosovar mbetet i ngujuar qe 1 vit, shkaku i hakmarrjes detyrohet ta ndalë shkollimin

Publikuar më:

Një rrëfim prekës vjen nga një kosovar 17 vjeç.

Ai ka mbetur i ngujuar qe 1 vit, shkaku i hakmarrjes në familje, shkruan Jepi zë.

Babai i tij dyshohet e vrau djalin e axhës së vet, çka bëri që fëmija e tij të mos jenë të lirë të shkojnë as në shkollë.

17 vjeçari u shpreh se ka dëshirë të ia fillojë shkollës, sepse u bë shumë kohë pa shkuar.

Përderisa tregon se ka dëshirë të bashkohet me shokët dhe të vazhdojë shkollën, 17 vjeçari shpërthen në lot.

Për rastin ka folur edhe daja i 17 vjeçarit, i cili thotë se me këtë rast duhet të merren organet përgjegjëse dhe se fëmijët nuk kanë faj.

Kërkesa e tij është që Ministria e Drejtësisë të mirren me këtë çështje, duke iu siguruar fëmijëve liri të lëvizjes.

JU REKOMANDOJMË