15 vjeçari nga Gjermania, që punoi në zyrën e Merkel, anëtarësohet në LDK

Publikuar më:

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka mirëpritur 15 vjeçarin nga Gjermania, Leonard Mulaku.


Kryetari Mustafa i uroi mirëseardhje Leonardit i cili ka ardhur dje nga Gjermani për t’u anëtarësuar në LDK.

Gjatë takimit u diskutua kryesisht për sfidat e të rinjve në Kosovë dhe programin e LDK-së.

Leonardi është 15 vjeçar i cili u zgjedh kancelari më i ri në moshë, pasi që ka qenë në punë praktike në zyrën e kancelares, Angela Merkel.

“Të rinjtë si Leonardi, janë prioritet i LDK-së, prandaj përvojat e tij janë të mirë se ardhura tek ne. Bashkë me të dhe me shumë të rinj, LDK po forcohet dhe do të vazhdoj të ofroj hapësirën dhe qeverisjen më të mirë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

JU REKOMANDOJMË