Përfundon sot afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve për votimin në veri

Publikuar më:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se sot përfundon afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Nga KQZ theksojnë se vetëm vëzhguesit e akredituar do të mund vëzhgojnë këtë proces votimi që do të mbahet më 21 prill 2024.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton subjektet politike të kryetarëve aktual (Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, se sot, më 15 prill 2024 përfundon afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024. Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë këtë proces votimi”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Të gjitha detajet tjera për periudhën e aplikimit për akreditim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së.

JU REKOMANDOJMË