Nexhat Fazliu ia kishte treguar “vendin” serbit që u arrestua sot: E kishte përjashtuar nga puna për shkak të sulmit ndaj Policisë

Publikuar më:

Serbi Srecko Sofronijeviq është arrestuar të shtunën në pikën kufitare të Bërnjakut, i cili dyshohet për “prishje të rendit kushtetues të Kosovës”.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Bëhet fjalë për një serb i cili u plagos me armë në vjeshtën e vitit 2021 gjatë aksionit të njësive speciale të Kosovës në Veri të vendit ndërsa i njejti ishte dërguar në Beigrad për sherim.

Lidhur me këtë arrestim ka reaguar edhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, njëherit të dirigjuarit e Beogradit zyrtar.

Ndryshe Srecko Sofronijeviq kishte marrë pjesë në protestat e datës 13.10.2021 në veri të Mitrovicës, gjatë kohës kur ai do duhej të ishte në vendin e punës.

Por kryeinspektori Nexhat Fazliu e kishte përjashtuar nga puna inspektorin serb pasi ai që nga ajo ditë nuk ishte paraqitur më në vendin e punës, duke mos iu lajmëruar telefonatave të tij.

JU REKOMANDOJMË