Një akt vandalizmi është regjistruar në rrugën “Mbreti Peter” në komunën e Zveçanit, saktësisht në vijën ndarëse me Mitrovicën e Veriut, ku një shenjë mirëseardhjeje komunale është dëmtuar me mjete të forta dhe është mbuluar me ngjyrë sprej.
Burimet e Sinjalit raportojnë se shenja me mbishkrimin “Mirë se vini” në njërën anë dhe “Rrugë të mbarë” në anën tjetër, është shpuar në pjesën e stemës dhe lyer me sprej të zi, duke shkaktuar dëmtim të dukshëm të pasurisë komunale.
Për rastin është njoftuar njësia hetimore dhe Prokurori Kujdestar i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës për veprën penale “Asgjësim apo Dëmtim i Pasurisë”. Si dëshmitar është intervistuar Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Zveçanit.
Hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personit apo personave përgjegjës për dëmtimin e pronës publike