Mitrovicë, 7 maj 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë kundër Krimit të Organizuar, ka kryer kontrolle në disa lokacione. Në njërin prej tyre është zbuluar një punishte armësh ku janë sekuestruar armë, municion dhe makina për modifikimin e armëve, shkruan Jepi zë.
Një person është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje, i dyshuar për veprat penale që lidhen me prodhimin dhe posedimin e paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse.