Zbulohen emrat e katër të arrestuarve në aksionin e Policisë në Mitrovicë e Prishtinë

Publikuar më:

Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike ka zhvilluar sot një aksion policor në Prishtinë dhe Mitrovicë, pas veprimeve hetimore disamujore, që rezultoi me katër persona të arrestuar. Grupi i dyshuar kanë përfituar kundërligjshëm duke keqpërdorur kartela bankar.

Tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër i moshës së mitur është liruar.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të arrestuarit janë Shaban Krasniqi, Bashkim Musliu, F. Sh. dhe N.K.

Sipas dosjes, të dyshuarit në bashkëveprim me njëri-tjetrin dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kanë përdorur kartelat bankare e shtetasve të ndryshëm pa autorizim, duke bërë transaksione, si dhe blerje të gjësendeve të ndryshme (përmes platformave online).

Të dyshuarit fillimisht përmes formave të ndryshme kanë arritur të sigurojnë të dhëna elektronike të kartelave bankare, duke përdorur pajisje dhe programe specifike kompjuterike dhe më pas kanë bërë edhe klonimin e kartelave bankare.

Gjatë operacionit policor, PK ka njoftuar se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

dy kompjuterë,
rreth 10,000.00 (dhjetëmijë) euro në valuta të ndryshme,
tetë telefona mobilë,
tri vetura,
një motoçikletë,
pajisje për klonim të kartelave bankare,
kartela të zbrazëta për qëllim të klonimit, si dhe dokumente relevante që ndërlidhen me veprën penale.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.