VV: Nëse s’mund ta bëjmë qeverinë me pakicat, gjasat më të mëdha janë të qëndrojmë në opozitë

Publikuar më:

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, thonë se me rezultatet aktuale të numërimit të votave, votat e diasporës dhe ato me kusht, do të arrijnë ta formojnë qeverinë si parti e vetme bashkë me komunitetet jo serbe.

Agon Batusha nga Lëvizja Vetëvendosje tha se qëndrimi i kësaj partie është i palëkundur sa i përket mosbashkëpunimit me Listën Serbe.

“Ne po presim numërimin që po bëhet në Qendrat e numërimit dhe besojmë  që me këto numërime dhe votat e mërgatës dhe votat e personave me aftësi të kufizuara  besojmë do të marrim numrin e mjaftueshëm të votave  dhe pastaj të deputetëve që ta bëjmë Qeverinë të vetëm si subjekt politik, natyrisht në marrëveshje edhe me deputetët e komuniteteve pakicë por duhet të ritheksojmë se nuk bëhet fjalë për listën serbe, ne nuk do të diskutojmë me Listën Serbe por behët fjale për deputetët e partive të tjera të komuniteteve  joshumicë, tha Batusha.

I pyetur se çka nëse nuk arrijnë ta formojnë qeverinë, Batusha tha se në këtë rast më mirë të kalojnë në opozitë sesa të formojnë ndonjë koalicion me partitë e tjera opozitare.

“Ato i kanë vendosur vijat e kuqe vet para se ne të flasim dhe natyrisht tani ka mbetur pak çka të komentohet por gjithsesi qëndrimi i VV-së ka qenë edhe para zgjedhjeve dhe vazhdon të jetë i tillë që me partitë opozitare aktuale dhe qëndrimet e tyre që  kanë për proceset në Kosovë  e sidomos për veriun, Vettingun e Byronë për konfiskimin e pasurisë nuk kanë lënë shumë kanë lenë shumë hapësirë për diskutim  me ta për qeverisjen e ardhshme por gjithsesi ky është një skenar shumë pak i mundshëm pasi që numrat tregojnë se VV-ja do të bëjë qeverinë vet. Nëse s’mund ta bëjmë qeverinë atëherë gjasat me të mëdha janë të qëndrojmë në opozitë sesa të kemi një koalicion me një subjekt poltik i cili nuk çon rënd kur vjen puna tek Serbia”, tha Batusha për RTV21.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.