Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur sot në orën 16:00 kryesinë dhe asamblistët e saj në Mitrovicë, në një takim që po zhvillohet në restorantin “Sinia”.
“Jepi zë” mëson se në këtë takim është i pranishëm edhe kryeministri në detyrë dhe lideri i VV-së, Albin Kurti.
Burime të “Jepi zë” nga brenda takimit bëjnë të ditur se tema kryesore e diskutimit është kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale ose të një gare të mundshme të parakohshme.