Vushtrriasi shantazhohet në rrjete sociale: I kërkojnë para pasi doli i zhveshur në kamerë

Publikuar më:

Rrjetet sociale janë kanale digjitale në të cilat mund të hapen llogari  dhe të krijohen lidhje me komunitete e rrjete të ndryshme.

Në Kosovë besohet se një numër i madh i të rinjve hapin shfaqen me identitete të rreme, me qëllimin e mashtrimit e shantazhit, raste këto që kanë qenë goxha të shpeshta.

Kështu i ka ndodhur edhe një 33-vjeçari nga Vushtrria, i cili gjatë ditës së djeshme e ka denoncuar një rast të tillë në Polici.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima dyshohet se është shantazhuar nga një person, që i ishte prezantuar si vajzë, e me të cilën kanë pasur komunikim në njërin nga rrjetet sociale dhe gjatë kësaj kohe kishin komunikuar edhe me kamerë.

Por jo gjithçka shkoi siç deshi i riu, pasi pamjet ku viktima shihej i zhveshur, ishin incizuar, me qëllimin për shantazh.

Sinjali mëson se vajza që u prezantua me identitet të rremë, e ka kushtëzuar të riun, duke i kërkuar para, për të mos ia publikuar videot që i posedonte, ku ai shihej i zhveshur.

Përballë kësaj situate, 33-vjeçari ka vendosur që të kërkojë ndihmën e Policisë, duke e raportuar atë që kishte ndodhur.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Shantazh” dhe nisjen e hetimeve për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.