Vushtrriasi ju ikë nga dora Policisë, ende i pakapur

Publikuar më:

Një rast skandaloz ka ndodhur mbrëmjen e 20 majit në Vushtrri, ku një person i ndaluar nga Prokuroria është arratisur nga Policia para se të dërgohej në mbajtje.

Burimet e Sinjalit mësojnë se bëhet fjalë për Kadri Gerbeshin, rreth 31-vjeçar, i cili ishte intervistuar lidhur me një rast penal dhe ndaj tij ishte lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh. Pas përfundimit të procedurave, ai do të duhej të dërgohej në Qendrën e Mbajtjes në Skenderaj.

Mirëpo, gjatë një ndalesë të shkurtër jashtë oborrit të Stacionit Policor në Vushtrri – nën praninë e zyrtarëve policorë – i dyshuari ka kërkuar t’i dorëzojë disa gjëra personale vëllait të tij. Në këtë moment, ai ka vrapuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur.

Zyrtarët policorë kanë nisur menjëherë kërkimet, por deri më tani nuk kanë arritur ta lokalizojnë. Lidhur me ngjarjen është informuar Prokurori kujdestar, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për “Arratisje të personit të privuar nga liria”.

Hetimet janë në vazhdim dhe Policia po angazhohet për kapjen e të arratisurit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.