Vushtrriasi e rrah gruan pasi i preu flokët pa e pyetur

Publikuar më:

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Vushtrri, ku një burrë po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, kur plasi një konflikt verbal mes çiftit dhe burri u kap e gruan, duke e goditur disa herë e madje duke e kapur edhe për flokësh.

Sipas informacioneve të para, motivi lidhet me prerjen e flokëve të gruas, për çka i dyshuari u përplas me të, duke i kërkuar llogari pse i ka prerë flokët pa e pyetur.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer detajet e asaj që kishte ndodhur.

Si rezultat i raportimit, Policia është aktivizuar por nuk ka arritur ta kap të dyshuarin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.