Vushtrri: Dy vëllezërit Gerbeshi therrin me thikë një person, shkak prona

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në rrugën ‘Çamëria’ në Vushtrri, ku dy vëllezër dyshohet se kanë tentuar ta privojnë nga jeta një person.

Burimet e Gazetës Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për Emin dhe Albin Gerbeshi, të cilët janë arrestuar në vendngjarje.

Sipas të njëjtave burime, dy vëllezërit dyshohet se janë përfshirë në një rrahje me viktimën 43-vjeçar, të cilit i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore me anë të goditjeve me thikë.

43-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ku i është ofruar ndihma mjekësore dhe i njëjti tashmë ndodhet në gjendje stabile.

Ndërkohë Emini dhe Albini janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim. Sinjali mëson se motivi që shtyu drejt sherrit, dyshohet të lidhet me një konflikt pronësor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.