Vuçiq: Beogradi dhe Serbia nuk kanë lidhje me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc

Publikuar më:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ngjarjet në Kosovë pas shpërthimit në afërsi të Zubin Potokut, ku u dëmtua kanali Ibër-Lepenc, janë tentim për një sulm të madh dhe të ashpër hibrid ndaj Serbisë.

Ai ka theksuar se Serbia nuk ka asnjë lidhje me shpërthimin, por edhe Beogradi ka dyshime se kush e ka urdhëruar atë, si dhe di se kush mund të jetë autori, për çka do të thotë më shumë kur të përfundojnë hetimet.

“Nuk kemi mundur të dëgjojmë shumë fakte nga Prishtina. Jemi të qetë dhe do të insistojmë në këtë rast dhe nuk do t’i lëmë jashtë këtij rasti”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se në valën e parë Prishtina ka akuzuar Beogradin dhe Serbinë, por jo serbët, duke theksuar se Beogradi nuk ka lidhje me shpërthimin.

“Beogradi dhe Serbia as nuk kanë pasur e as nuk do të na shkonte mendja… Askush nuk duhet të shqetësohet, sepse nuk ka asnjë gjë të vetme për të treguar dhe vërtetuar diçka që nuk është e vërtetë. Atje nuk ka Beograd dhe kush është atje do të shohim më vonë”, tha presidenti Vuçiq.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.