Vrasja e 46-vjeçarit Hichem Miraoui, një berber me origjinë tuniziane, pranë shtëpisë së tij në Puget-sur-Argens në Rivierën Franceze, ka shkaktuar tronditje të madhe në Francë dhe më gjerë.
Ngjarja ndodhi të shtunën, kur fqiu i tij, Christophe B., 53 vjeç, e qëlloi për vdekje dhe plagosi një tjetër burrë me prejardhje turke.
Pak para arrestimit, i dyshuari publikoi video në Facebook me gjuhë të hapur raciste dhe thirrje për dhunë ndaj myslimanëve, duke nxitur frikë në komunitetin mysliman në Francë.
Ministri i Brendshëm, Bruno Retailleau, e cilësoi krimin si “qartësisht racist”, duke shtuar se mund të jetë edhe “anti-mysliman” dhe “terrorist”. Zyra e Prokurorit Kombëtar Kundër Terrorizmit (PNAT) ka nisur hetim, për herë të parë për një rast të tillë të lidhur me ekstremizmin e djathtë.
Komunitetet myslimane dhe liderët fetarë kanë dënuar ashpër krimin, duke paralajmëruar për rritjen e gjuhës së urrejtjes dhe rrezikun e radikalizimit të ekstremit të djathtë në Francë. Ata e kanë lidhur këtë vrasje me incidentin e ndodhur më 25 prill, ku 22-vjeçari Aboubakar Cisse u vra me thikë në një xhami në Francën jugore.