Vrasja e të riut, prokuroria ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit

Publikuar më:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit Sh.A., në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se më 17 prill 2021, rreth orës 12 e 40 minuta  në brendi të Tregut të Gjelbër në Mitrovicë, i pandehuri me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin V.F., në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale lidhur me rritjen e fidanit të fikut vije deri tek konflikti fizik, ku së pari i ndjeri e godet me gërshërë të pandehurin në kokë dhe i shkakton plagë shqyese në regjionin e kokës, ndërkaq i pandehuri Sh.A., nxjerr revolen dhe e godet viktimën i cili ndërron jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

“Si pasojë e të shtënave të të pandehurit janë plagosur edhe i dëmtuari L.F., si dhe kalimtari i rastit A.A.,.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurin t’a shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit”, thuhet tutje në njoftimin e prokurorisë.

Të afërm të viktimës kanë deklaruar se viktima dhe dorasi nuk janë njohur më parë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.