Voziste në gjendje të dehur, kosovari godet me veturë dy zyrtarë policorë

Publikuar më:

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

Teksa një qytetar voziste në gjendje të dehur nga i njëjti janë aksidentuar dy zyrtarë policorë të cilët ishin në pikë kontrolli.

Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtorit i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Po janë aksidentuar dy zyrtarë policorë dhe të njëjtit janë zyrtarë policorë të Policisë Kufitare. Sipas njësiteve të trafikut që po merren me menaxhimin e rastit, dy zyrtarët policor kanë qenë në pikë kontrolli në momentin e aksidentit, kur janë goditur nga një automjet drejtuesi i të cilit ishte nën ndikim të alkoolit”.

Graishta po ashtu bëri të ditur se policët kanë lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

“Kanë lëndime që të dy dhe të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë për tretman mjekësor”, deklaroi Graishta.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.