Votojnë ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë

Publikuar më:

Qytetarët e Kosovës që aktualisht po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lajmin u bë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se shtetasit e Kosovës e kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së.

“Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së”, tha Elezi për Klanin.

Figurat kryesore të UÇK-së që po mbahen në Hagë janë ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.