Vizitori nga Serbia ngre tre gishta në Urën e Ibrit – përfundon në konflikt fizik me dy shqiptarë, njëri pëson frakturë

Publikuar më:

Një incident me ngjyrime të ndjeshme është raportuar sot në mëngjes në Mitrovicë, pikërisht në urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan qytetin dhe simbolizon ndarjen etnike.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, më 21 qershor 2025, rreth orës 10:30, një shtetas serb me inicialet V.V, 30 vjeçar, i cili kishte ardhur për vizitë në Kosovë, ka ndaluar në Urë për të bërë fotografi – duke ngritur dorën me tre gishta të ngritur, një gjest i njohur si simbol i nacionalizmit serb.

Kjo ka nxitur reagimin e dy qytetarëve shqiptarë, G.R, 64 vjeçar dhe A.Z, 60 vjeçar, të cilët, siç mëson Sinjali e kanë pyetur: “Pse po provokon?” dhe menjëherë më pas ka shpërthyer një konflikt fizik mes tyre.

Nga përleshja, njëri nga të dyshuarit shqiptarë ka pësuar frakturë në hundë, siç konstatohet në raportin mjekësor. Ngjarja ka alarmuar autoritetet, të cilat kanë ndërhyrë dhe kanë siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë që dokumentojnë incidentin.

Prokurori kujdestar, pas shqyrtimit të videove, ka urdhëruar që ndaj dy shqiptarëve të iniciohet rasti “Sulm”, ndërsa shtetasi serb është liruar në procedurë të rregullt, me tiketë për prishje të rendit dhe qetësisë publike (PRQP).

Rasti është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.