Virusi po vjen sërish, Austria futet në izolim

Publikuar më:

Disa ditë pasi Austria ka vendosur masa izolimi ndaj personave të pavaksinuar kundër koronavirusit, autoritetet e këtij shteti kanë bërë të ditur izolim kombëtar, duke nisur nga dita e hënë, 22 nëntor.

Kancelari austriak, Alexander Schallenberg, ka thënë se izolimi do të zgjasë të paktën 10 ditë ditë dhe do të kërkesë ligjore për t’u vaksinuar kundër koronavirusit nga data 1 shkurt 2022.

Ky vendim është marrë pas raportimit të shifrave rekorde të infektimit me koronavirus në Austri.

Austria është po ashtu një prej vendeve më shkallën më të ulët të vaksinimit kundër këtij virusi në Evropën Perëndimore.

Shumë shtete evropiane janë duke vendosur masa kufizuese, pas rritjes së numrit të rasteve.

“Nuk duam valë të pestë”, ka thënë Schallenberg, pas takimit me guvernatore të nëntë provincave të Austrisë.

Masa izoluese kundër personave të pavaksinuar kanë marrë edhe Republika Çeke, Sllovakia dhe Gjermania

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.