Foto ilustrim
Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Prizren, ku një zyrtare policore dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe menjëherë ka alarmuar institucionet përgjegjëse.
Ngjarjes i janë përgjigjur njësitet e Policisë së Kosovës dhe të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet që çuan deri te vetëplagosja.
Zyrtarja policore është jashtë rrezikut për jetë dhe i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore, thonë burimet e Sinjalit.
Hetimet janë në zhvillim, ndërsa autoritetet pritet të dalin me informacione zyrtare