Vëllai i Fitore Pacollit e fyen ambasadën e Gjermanisë: Palaço, e keni shkatërruar vendin tuaj

Publikuar më:

 

Vëllai i deputetes Fitore Pacolli të VV-së, Fitim Pacolli, ka përdorur gjuhë fyese ndaj ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, duke i quajtur “palaço patetikë”, pasi ambasada reagoi për publikimin e raportit të organizatës “Reporterët pa Kufij”, në të cilin Kosova shënoi rënie drastike.

“Kosova ka rënë për gjithsej 24 vende në indeksin e fundit për lirinë e shprehjes të organizatës “Reporterët pa Kufij”, duke u vendosur krejt në fund në krahasim rajonal – madaje prapa Serbisë” – shkroi ambasada gjermane.

“Raporti lexohet si libër detyrash për qeverinë e re, duke i përvijuar qartazi hapat e nevojshëm për të siguruar shtyp të lirë, i cili është thelbësor për secilën demokraci kumbuese dhe të qëndrueshme” – thuhet më tej në shkrimin e ambasadës gjermane.

Ky vlerësim nuk i pëlqeu fare Fitimit të Pacollëve. Duke u shprehur anglisht në hapësirën e komenteve në postimin e ambasadës gjermane, vëllai i deputetes së VV-së shkroi: “Marrëzi e shtrembëruar, kjo renditje nuk do të thotë asgjë. Është një paradë palaçosh.”

Nuk e la me kaq. Doli menjëherë nga tema që në fjalinë e tretë, duke e “harruar” raportin për lirinë e mediave në Kosovë, e duke iu drejtuar ambasadës për gjendjen në Gjermani, ku pati akuza të rënda e duke e përmbyllur shkrimin me fyerje.

“Gjermania e ka shkatërruar vendin e vet, ju jeni duke zbatuar kamera për regjistrimin e fytyrës të stilit kinez, duke arrestuar qytetarë për të ashtuquajturat postime “raciste” në Facebook dhe ju doni të na tregoni neve se liria e shtypit ka rënë në Kosovë. Palaço patetikë” – shkroi Fitim Pacolli.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.