Vdes papritur një grua në repartin e Ortopedisë – familjarët kërkojnë obduksion

Publikuar më:

Një rast i vdekjes së papritur të një gruaje është raportuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, më 14 maj 2025, në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, Prishtinë.

Sipas burimeve të sigurta të Sinjalit, viktima është Igballe Krasniqi, 50-vjeçare nga fshati Zllakuqan, komuna e Lipjanit, e cila ndodhej si shoqëruese e një pacienti në klinikë. Ajo është gjetur pa shenja jete rreth orës 02:30 dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj në vend.

Fillimisht, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e infarktit, por për shkak të kërkesës së familjarëve dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit, është vendosur që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve, ndërsa është njoftuar Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka autorizuar procedurat e nevojshme hetimore.

Rasti është inicuar dhe mbetet nën hetim, në pritje të rezultateve të obduksionit që do të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.