Vdes një nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit mitrovicas

Publikuar më:

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas një shkëmbimi zjarri pranë gjykatës së Bielefeldit në Gjermani, ku po zhvillohej procesi gjyqësor për vrasjen e boksierit kosovar, Besar Nimani.

Sipas mediumit gjerman WDR, që i referohet burimeve të afërta me hetimin, njëri prej të plagosurve nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

Të shtënat ndodhën të mërkurën rreth orës 13:30, menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore kundër Huseyin Akkurt, i akuzuar për vrasjen e Nimanit në mars të vitit 2024.

Dy nga të plagosurit janë identifikuar si familjarë të të pandehurit.

Ndër ta, babai i Akkurtit është në gjendje kritike, pasi dyshohet se është goditur në zonën e kraharorit.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet, ndërsa një nga të dyshuarit për sulmin është arrestuar, dhe një tjetër është ende në arrati.

Ngjarja ka shkaktuar alarm të madh në qytet dhe ka intensifikuar masat e sigurisë rreth gjykatës

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.