Vdes një burrë në Vushtrri, u rrokullis me traktor

Publikuar më:

Një burrë ka ndërruar jetë të hënën në Vushtrri, pasi që i njëjti dyshohet se është rrokullisur me traktor.

Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës në Veri pa shenja jete.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe është duke u hetuar rasti.

“Vushtrri, 11.11.2024-11:50. Lidhur me rastin viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin e Mitrovicës Veri pasi që i njëjti dyshohet të jetë rrokullisur me traktor. Sipas mjekut kujdestar personi në fjalë ishte pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe është duke u hetuar rasti. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion”, thuhet në raport./teve1

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.