Vdes në Qabe një haxhi nga Kosova, është nga Vushtrria

Publikuar më:

Mijëra besimtarë myslimanë nga Kosova kanë shkuar në vendet e shenjta për ta kryer Haxhin. Por, nga atje sot erdhi një lajm i dhimbshëm.

Në vendet e bekuar, vdiq Avdi Jusufi, një Haxhi nga Kosova. Kjo u bë e ditur nga familjarët përmes njoftimit në rrjetet sociale.

“Ceremonia e varrimit do të bëhet sot, më 1 qershor 2025 (e dielë), me namazin e drekës në Qabenë e Bekuar. E pamja mbahet për tri ditë, duke filluar nga dita e hënë, më 2 qershor 2025, në Vushtrri – Novosella e Begut”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

“Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh në zemrën e familjes sonë, por kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i freskët në mendjet dhe zemrat tona. Babai ynë me shpirt i donte vendet e shenjta, andaj Allahu e zgjodhi që shpirtin ta dorëzonte pikërisht atje! Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet dhe përkrahjen në këto momente të rënda për familjen tonë. Allahu e bëftë prej banorëve të Xhennetit!”, thuhet në një shkrim të postuar në Facebook nga djali i tij.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.