Policia e Kosovës njofton se, me datën 28.05.2025 rreth orës 13:25 stafi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Zubin Potok, kanë njoftuar stacionin policor në lidhje me një informatë për një person që dyshohet se është pa shenja jete në fshatin Varage te Poshtme të Zubin Potokut.
Njësitë relevante policore së bashku me stafin mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën B.R 55 vjeç i cili është gjetur i varur me litar ne ballkonin e shtëpisë së tij, nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pa jetë me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
*Fotografia ilustruese