Vdekja e dyshimtë në veri, ky është personi që u gjet i vdekur

Publikuar më:

Foto ilustrim

Policia në veri të vendit në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimet për vdekjen e dyshimtë në fshatin Veli Breg të Zubin Potokut, ku një person u gjet pa shenja jete gjatë ditës së djeshme.

Rrethanat dhe shkaku akoma nuk dihen, ndërsa tashmë është zbuluar identiteti i viktimës.

Siç merr vesh Sinjali, personi që u gjet i vdekur është Desimir Avramovic, rreth 58-vjeçar.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Zubin Potok, pasi kanë intervenuar në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë policore.

I ndjeri u gjet i shtrirë në dhomën e një shtëpie banimi dhe trupi është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.