Vdekja e dizenjatorit, Festim Isufi me 9 maj, në banesën e tij në Rrugën B tronditi mbarë opinionin publik.
Sot, raporti mjeko-ligjor i rastit Isufi tashmë i është dorëzuar prokurores përgjegjëse.
Sipas burime KosovaLive, raporti detajon se viktima kishte shtatë plagë në trup.
Sipas të njëjtave burime, plagët fatale rezultuan të jenë ato të shkaktuara në zonën e qafës, të cilat i kanë shkaktuar humbjen e jetës.