Vdekja e dizajnerit Festim Isufi – Prokuroria intervistoi sot bashkëshorten e tij

Publikuar më:

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për vdekjen e dizajnerit të njohur, Festim Isufi, i cili u gjet pa shenja jete më 9 maj në banesën e tij në Rrugën B. Përveç Isufit, bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi, ka mbetur e plagosur nga therja me thikë.

Burime të Insajderit bëjnë me dije se bashkëshortja e Isufit është intervistuar sot nga Prokuroria, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar shkaqet e kësaj tragjedie.

Raporti i autopsisë ende nuk është gati.

Ndërkohë, Insajderi ka kërkuar zyrtarisht përgjigje nga Prokuroria për këtë ngjarje tragjike që ka tronditur Kosovën, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.