Ushtari i Tarës: Unë u bëra nervoz nga shtëpia me atë Gjykatë të Beogradit, paraqitem me kënaqësi nëse më thërrasin edhe mua

Publikuar më:

Xhafer Kadiri, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Rahoveci, foli në emisionin Frontal në T7 për paraqitjen e sotme në Gjykatën Speciale të komandantit të tij në luftë, Ismet Tara.

“Komandant Tara është figurë që ne krenohemi me të dhe nuk ka faj se ajo gjykatë është gjykatë e krimit, këdo me vetë prej brigadës ka fjalë të mira (për të). Për mua ajo gjykatë është gjykatë tradhtare” tha ai.

Kadiri tha se u bë nervoz ndërsa nga shtëpia e përcolli paraqitjen e ish-komandantit, i cili refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të Prokurorisë, pasi iu paraqit një dokument në të cilin pretendohet se thuhet se Tara ka pranuar që UÇK-ja “ka kapur civil që dyshoheshin se ishin bashkëpunëtorë dhe pavarësisht nëse ata ishin serbë, romë, apo shqiptarë”.

“Unë jam bërë nervoz prej këtu, qysh mos me u ba nervozë kur i thanë tradhtarë, kjo gjykata e Beogradit”, tha Kadiri.

Për këto deklarata televizive, ai tha se do të paraqitej edhe vetë “me kënaqësi” në Gjykatën Speciale.

“Te këta tradhtar shkoj me kënaqësi. Masi m’i kanë thirrë komandanatat e mi pse mos me shku unë. Ne nuk jemi shku në Nish as në Serbi, ne këtu kemi luftu”, tha ai.

“Ai e mban fjalën nëse thotë nuk deklarohem ai nuk e bën”, tha Kadiri, duke komentuar qëndrimin e ish-komandantit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.