U panë në një video duke shtënë me armë si “kapadai” – policia arrestohen dy persona në Mitrovicë

Publikuar më:

Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje.

Nga Policia, është njoftuar se të arrestuarit janë parë në një video incizim duke shtënë me armë zjarri në ajër.

Po ashtu, policia ka njoftuar se nga të dyshuarit është sekuestruar arma e llojit pushkë automatike.

Komunikata:

Arrestohen dy persona të dyshuar për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, pas hetimeve të zhvilluara kanë arrestuar dy persona të dyshuar pasi që të njëjtit me datën 22.04.2025, ishin parë në një video –incizim duke shtënë me një armë zjarri në ajër.

Nga personat e dyshuar në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma e llojit pushkë automatike e cila dyshohet se ishte përdorur nga të dyshuarit.

U panë në një video duke shtënë me armë si “kapadai” – policia arrestohen dy persona në Mitrovicë

Pas intervistimit ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Përdorim i armës” dhe Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve’, ndërsa me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.