U gjet një kafkë njeriu në kampin e djegur në Mitrovicë, dyshohet se u dogjën 2 azilantë

Publikuar më:

Në ish-Qendrën e Azilit në Mitrovicë gjatë të mërkurës është hasur rastësisht në mbetje mortore.


Ato nuk dihet se cilës periudhë i takojnë ndërsa janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, por ato nuk u janë nënshtruar verifikimit akoma.

Vendin e ngjarjes tani po e ruan një patrullë e Policisë së Kosovës ndërsa rasti po hetohet edhe nga prokuroria si “Gjetje e mbetjeve mortore”.

Zbardhja e këtij rasti pritet të bëhet ditëve në vijim, ndërsa në kampin “Belvedere” që nga rasti i djegies në janar të këtij viti nuk ka më azilkërkues nga Lindja.

Në atë rast u patën lënduar shtatë persona, ndërsa edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme pohuan se sipas të dhënave të tyre nuk ishte raportuar atëkohë për ndonjë viktimë apo person të zhdukur.

E siç mëson “Jepi zë”, po hetohet pasi dyshohet se dy trupa të azilantëve janë djegur  tërësisht.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.