Trupa shtesë të Britanisë po vijnë në Kosovë

Publikuar më:

KFOR-i ka njoftuar se Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i Mbretësirë së Bashkuar po vazhdon vendosjen e përkohshme në Kosovë si “një forcë rezervë e caktuar në mbështetje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO”.

“Personeli dhe automjetet zbarkuan në Durrës të Shqipërisë dhe do të lëvizin përmes rrugëve për në Kosovë”, thuhet në një komunikatë nga KFOR-i.

KFOR-i thotë se Regjimenti Mbretëror i Yorkshire “do të punojë së bashku me njësitë e tjera të KFOR-it, në një stërvitje rutinë të stërvitjes së provave operative, deri në fund të tetorit”.

“Qëllimi i këtij ushtrimi është t’i testojë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre me misionin e KFOR-it. Stërvitja mbështet gatishmërinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur zhvillimeve përkatëse të sigurisë, në mënyrë që të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm dhe efektiv të mandatit tonë të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në komunikatë.

Në përfundim të stërvitjes, KFOR-i thotë se kontingjenti do të zhvendoset dhe do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

“KFOR-i do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i zbutur efektet në trafikun rrugor, të cilat mund të priten si rezultat i lëvizjeve të personelit ushtarak dhe automjeteve në mbështetje të kësaj stërvitjeje”, thuhet në komunikatë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.