Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose ferri do të bjerë mbi ju

Publikuar më:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një kërcënim publik kundrejt grupimit terrorist Hamas.

Trump iu tha atyre që t’i lirojnë menjëherë pengjet e mbetura izraelite, në të kundërtën, “ferri do të bjerë mbi ta”.

Ai shkroi kështu në platformën e tij Truth Social, ku kërkon edhe kthimin e të gjitha trupave të pajetë të pengjeve të vrarë.“Shalom Hamas” do të thotë Përshëndetje dhe Mirupafshim – Ju mund të zgjidhni. Lironi të gjithë pengjet tani, jo më vonë, dhe kthejini menjëherë të gjithë trupat e pajetë të njerëzve që keni vrarë, ose mbaron për ju. Vetëm njerëz të sëmurë dhe të çmendur i mbajnë trupat, dhe ju jeni të sëmurë dhe të çmendur! Unë po i dërgoj Izraelit gjithçka që duhet për të kryer detyrën dhe asnjë anëtar i Hamas nuk do të jetë i sigurt, nëse nuk bëni si them unë”!

“Sapo u takova me ish-pengjet, jetët e të cilëve ju i keni shkatërruar. Ky është paralajmërimi juaj i fundit! Për lidershipin, tani është koha të largoheni nga Gaza, ndërsa keni ende një shans. Gjithashtu, për popullin e Gazës: Një e ardhme e bukur ju pret, por jo nëse mbani pengje. Nëse e bëni, jeni të VDEKUR! Merrni një vendim të mençur. LIRONI PENGJET TANI, OSE DO TË KETË FERR PËR TË PAGUAR MË VONË!”, shkroi Trump.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.