Trump: Jack Smith ekzekutoi njerëzit në Hagë

Publikuar më:

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se persekutimi i tij nga prokurori Jack Smith nuk do të kaloj lehtë.

Teksa ka folur në “Meet the Press” të NBC, Trump ka shpjeguar se në ditën e parë të punës së tij si president do të aplikojë falje për të gjithë të invlovuarit në trazirat e Capitol.

Duke iu referuar akuzave të prokurorit Jack Smith, Trump ka thënë se për prokuror politik si ai nuk ka vend në sistemin e drejtësisë amerikane.

“Ai duhet të kthehet në Hagë dhe të ekzekutoj njerëzit atje. Mendoj se ai është i rrezikshëm edhe në Hagë”, ka thënë Trump.

Kujtojmë se prokurori amerikan Jack Smith ka ngritur aktakuzë kundër ish presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaci, derisa i njëjti ishte duke fluturuar drejt Shtëpisë së Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje të ndërmjetësuar nga ish presidenti Trump.

Gjatë administratës Biden, Smith u largua nga Gjykata Speciale dhe si prokuror amerikan, ngriti disa akuza ndaj ish presidentit Trump.

Smith është tërhequr nga të gjitha pretendimet meqë Trump u rizgjodh president edhe për një mandat.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.