Trump: Do të duhej të ma jepnin Nobelin për Kosovën dhe Serbinë

Publikuar më:

Presidenti Donald Trump është ankuar të premten se nuk e ka marrë çmimin Nobel për Paqe për punën e tij në normalizimin e raporteve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë gjatë administratës së tij të parë.

Këto komente, Trump i bëri gjatë një konference për media në Morristown, New Jersey, para se të hipte në bordin e “Marine One”.

Kjo deklaratë e Trumpit erdhi si përgjigje ndaj një pyetjeje të një gazetari në lidhje me riemërimin e Çmimit Nobel për Paqe në Çmimi Trump për Paqe.

Këtë propozim e bëri kongresisti republikan nga Florida, Matt Gaetz, duke propozuar që emri i çmimit të ndryshohet nëse Trumpi e detyron Iranin të herë dorë nga armët e tij bërthamore dhe Izraelin t’i japë fund konfliktit me të.

“Do të duhej të ma jepnin Çmimin Nobel për Ruandën apo Kongon, mund të themi edhe për Serbinë dhe Kosovën, mund të thoni edhe për shumë tjerë, dhe e madhja është India dhe Pakistani…”, u shpreh ai, për të vazhduar: “Nuk ma japin mua, ua japin vetëm liberalëve”.

Në vitin 2020, administrata Trump njoftoi për arritjen e një marrëveshjeje për të rinisur marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.