Tronditëse: 30 mijë euro dyshohet se i pagoi Naim Murseli për vrasjen e gruas së tij

Publikuar më:

Policia e Kosovës njoftoi se tashmë janë arrestuar dy persona për vrasjen e rëndë të 33-vjeçares, Liridona Murseli natën e 29 nëntorit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

E ndjera është gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit, ku fillimisht u dyshua se çifti së bashku me fëmijët u përballën me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe më pas kanë shtënë me armë, duke lënë të vdekur Liridonën.

Hetimet e vazhdueshme të Policisë kanë zbardhur detaje nga skena e krimit, kështu duke rënë në pranga vetë Murseli si dhe i dyshuar tjetër, i cili siç merr vesh Sinjali nga burimet e veta është Granit Plava.

Sipas informacioneve të para, Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e të dyshuarit për vrasjen e Liridona Murselit, i njëjti është paguar nga bashkëshorti i saj, tashmë i arrestuar, Naim Murseli.

Sinjali po ashtu mëson se Granit Plava është bashkëfshatarë me Naim Murselin, i cili për ta kryer vrasjen dyshohet se u pagua 30.000 euro nga Murseli.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.