Trajneri i Kosovës Giresse frymëzohet me këngën e Adem Jasharit

Publikuar më:

Kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024 po afrohen.

Muaji mars do të jetë fillimi i ciklit kualifikues për Kosovën, ku Dardanët do t’i luajnë dy ndeshje, kundër Izraelit si mysafirë dhe më pas si vendas kundër Andorrës.

Marsi për Kosovën është i veçantë për faktin se shënohet Epopeja e UÇK-së dhe ditëlindja e Komandantit Legjendar.

E duket se edhe trajneri francez, Alain Giresse tashmë është lidhur shumë me historinë e Kosovës dhe në prag të ciklit kualifikues ka filluar të frymëzohet me këngën e komandantit Adem Jashari, derisa mbesat e tij i ka veshur me kostumet tradicionale shqiptare.

Ai në videon e siguruar nga “Futbolli.info” shihet duke vozitur nën ritmin e këngës së Shkurte Fejzës kushtuar komandatit legjendar, teksa ai i ka dërguar një mesazh edhe drejtorit të Kombëtares, Muharrem Sahiti: ‘Përshëndetje Muki, shpresoj të jesh mirë. Shihemi së shpejti. Gjithmonë me Kosovën’.

Giresse ditë më parë dha një intervistë për mediat franceze, ku theksoi se grupi kualifikues i Kosovës nuk është i lehtë, porse do të hyjnë në këtë fushatë me besim se mund të arrijnë kualifikimin në Evropian.

Më poshtë gjeni video :

VIDEO

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.