Thyhen xhamat e ekskavatorit të pronarit shqiptar në Veri të Mitrovicës

Publikuar më:

Foto ilustrim

Vandalizmi i pronës private vazhdon të jetë një fenomen shqetësues në Kosovë, ku shpesh firmat që kryejnë punime infrastrukturore bëhen cak i sulmeve të qëllimshme.

Një rast i tillë është raportuar në Mitrovicën e Veriut, ku persona të panjohur kanë dëmtuar një ekskavator që po përdorej në ndërtimin e një parkingu publik

Ngjarja është denoncuar mëngjesin e sotëm, më 28 maj 2025, rreth orës 08:20, nga Z.C., rreth 40-vjeçar, përfaqësues i firmës private SHPK “Rexha”, e cila është angazhuar në kryerjen e punimeve në afërsi të stacionit të autobusëve, konkretisht në rrugën “Llolle Ribar”, pranë urës.

Sipas denoncimit, gjatë natës mes 27 dhe 28 majit, persona të panjohur kanë thyer dy xhamat e përparmë të ekskavatorit, duke shkaktuar një dëm material prej rreth 500 euro. Ankuesi ka deklaruar se nuk dyshon në ndonjë person konkret.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që rasti të cilësohet si “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”, dhe hetimet tashmë janë në proces për identifikimin e autorëve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.