Tha se Jakup Krasniqi ka dorë në vrasjen e Xhevat Isufit, reagon i biri i tij: Imer Imeri është duke shpifur, është një gënjeshtër e kulluar

Publikuar më:

Imer Imeri, vëllai i aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, ka thënë se tri ditë pasi Jakup Krasniqi kërcënoi në zyrën e tij në Vidishiq Xhevat Isufin, ky i fundit është vrarë.

“Jakup Krasniqi ka shkuar te Xhevat Isufi në Vidishiq në zyrën e tij dhe i ka thënë çka është kjo fotografi e Rugovës. Ai i ka thënë: “Është foto e Presidentit”. “Ose hiqe ose e nxjerrë revolen dhe e vrasë. Do të kesh pasoja”. Pas tri ditësh është vrarë Xhevat Isufi”, ka deklaruar Haki Imeri.

Djali i Xhevat Isufit, Esat Isufi ka thënë se Imer Imeri është duke shpifur.

“Gënjeshtar i gjithë asaj që flet”, tha Isufi.

Sipas tij, Imer Imerin nuk e njeh asnjë nga familja e tij derisa ka shtuar se babai i tij, Xhevat Isufi, ka qenë aktivist që nga vitet e 80-ta.

“Tash që del një shpifës, gënjeshtar çfare është Imer Imeri në studio edhe të shpif se kinse Jakup Krasniqi e ka vrarë babën tem është një gënjeshtër e kulluar”, ka thënë tutje Isufi.

Isufi ka shtuar se kanë mbetur vetëm dëshmorët pa u njollusur nga personat “që nuk e duan lirinë”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.