Janë arrestuar tre persona në Mitrovicë të veriut pasi të njëjtit dyshohet se kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një shtëpi.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, të shtunën.
“Mitrovicë Veri 21.06.2025-22:30. Janë arrestuar tre të dyshuar m/k pasi që të njëjtit kanë tentuar të kryejnë vjedhje në shtëpinë e ankuesit m/k. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK.