Tentoi t’ia priste organin gjenital partneres, i dyshuari gjendet në arrati

Publikuar më:

Dyshohet se nje qytetar kreu një nga rastet më të rënda të dhunës në familje, që fatmirësisht nuk përfundoi me fatalitet.

Fidan Berisha, është emri i të dyshuarit për një sulm makabër ndaj bashkëjetueses së tij, ngjarje që ndodhi më 28 maj 2025, në rrugën “Selim Grajqevci” në Fushë Kosovë.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda organit të hetuesisë, Fidan Berisha fillimisht e ka ofenduar dhe kërcënuar verbalisht partneren, më pas e ka kapur për fyti dhe me një mjet të mprehtë (thikë) ka tentuar t’ia presë organin gjenital. Viktima ka shpëtuar falë reagimit të shpejtë dhe ka arritur të largohet nga banesa.

Ngjarja është denoncuar më 30 maj në stacionin policor, ndërsa sipas hetimeve të deritanishme, Fidan Berisha është në arrati dhe Policia është në kërkim të tij.

Prokurorja kujdestare ka udhëzuar inicimin e rastit për “Dhuna në familje” në lidhje me veprën penale “Kanosja”, ndërsa njësitet përkatëse kanë nisur veprimet për kapjen e të dyshuarit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.