FOTO: Ilustrim
Një person ka hyrë i armatosur në një lokal në Vushtrri dhe ka kërkuar para, shkruan Jepi zë.
Rastin e ka lajmëruar në polici viktima femër kosovare e cila teksa po tentonte ta thërras Policinë i dyshuari ka ikur nga lokali.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
Raporti i Policisë:
Vushtrri, 05.12.2021-20:50. Viktima femër kosovare, ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, aty kishte hyr një person i maskuar i cili nga brezi kishte nxjerrë një armë dhe i kishte kërkuar para. Viktima kishte tentuar ta thërras policinë por në atë moment i dyshuari kishte dalë nga lokali dhe ikur në drejtim të qytetit. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.