Tenderët milionësh, Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj ministrisë së Arben Vitisë

Publikuar më:

Katër tenderë të hapur nga Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga ministri Arben Vitia, dyshohet se janë ‘kurdisur’ me qëllim të përfitimit të jashtëligjshëm për zyrtarët e kësaj ministre.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nisur hetimet sot nën dyshimet për kurdisje dhe konflikt interesi mes zyrtarëve të ministrisë dhe drejtuesve të kompanive fituese.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka konfirmuar për Buletinin Ekonomik se rastet “po trajtohen nga prokuroria kompetente”.

Sipas raportimeve nga Buletini Ekonomik, tre tenderë të Ministrisë së Shëndetësisë i kishte fituar një kompani, pronari i së cilës është në konflikt interesi me dy zyrtarë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Hulumtimi zbardhi se kompania ‘KImego Consulting’, ku Thomas Weismann është drejtues, ka lidhje me dy zyrtarë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Fjala është për sekretarin Naim Bardiqi, i cili figuron si “person kontaktues” për biznesin Kimego Cunsulting, dega në Kosovë, ndërsa zyrtari tjetër i kësaj ministrie, Nexhip Sheholli, sipas hulumtimit, kreu “shërbime të kontabilitetit” për këtë kompani.

Në rastin dytë, bëhet fjalë për një tender tjetër, atë për furnizim me Rezonancë Magnetike për nevoja të Spitalit të Prizrenit.

Sipas gjetjeve që dalin nga hulumtimi, për tenderin në fjalë ekziston dyshimi se i njëjti është kurdisur për t’ju dhënë kompanisë fituese.

Dy anëtarë të Komisionit Vlerësues për këtë tender, u ndodhën në konflikt interesi me drejtuesit e kompanisë fituese. Po ashtu, nga dëshmitë e siguruara, dyshohet se janë kurdisur edhe specifikat e tenderit për kompaninë fituese.

Në pjesën e dytë të të njëjtit hulumtim, është dëshmuar gjithashtu se pajisja (rezonancë magnetike) nga kompania fituese është blerë në Kinë me çmim të lirë e kualitet të dobët, dhe është shitur në Kosovë për Ministrinë e Shëndetësisë dyfish më shtrenjtë se çmimi i tregut.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.