Taravari: Kurti është ndër kryeministrat më të rëndësishëm në botë për shqiptarët, kush mendon ndryshe i ka ndryshuar ADN-ja e shqiptarit

Publikuar më:

Taravari i papërmbajtur në lëvdatat për Kurtin, pas kritikave që iu bënë në lidhje me deklaratat e tij për Gjuhën Shqipe në Maqedoni të Veriut.

Ministri shqiptar i Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka thurur lavde për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se është ndër kryeministrat më të rëndësishëm në botë për shqiptarët dhe se kush mendon ndryshe “i ka ndërruar ADN-ja e shqiptarit”.

Këto komente, Taravari i ka bërë përmes një postimi në Facebook, duke e mbrojtur kështu nga kritikat e shumta që iu bënë atij pas konferencës së përbashkët me kryeministrin maqedonas në Prishtinë, ku tha se Gjuha Shqipe nuk po rrezikohet në RMV dhe se e njëjta nuk është zyrtare.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është një nga Kryeministrat më të dashur për ne dhe padyshim ai dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, janë ndër Kryeministrat më të rëndësishëm në botë për të gjithë Shqiptarët dhe PIKË”, shkroi Taravari.

Kush mendon ndryshe, kreu i Aleancës për Shqiptarët, deklaroi se “i ka ndërruar ADN-ja e shqiptarit me ADN-në e interesit…”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.