Sveçla: U zbuluan armë dhe pajisje ushtarake, terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia s’ka vend në Kosovë

Publikuar më:

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se gjatë një aksioni të radhës të Policisë së Kosovës janë zbuluar tre raketa hedhës krahu (zolla), dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një jelek antiplumb dhe një maskë gazi.

Ai theksoi se rastet si ky dëshmojnë për terrorizmin e sponsorizuar nga Serbia, i cili, sipas tij, nuk ka dhe nuk do të ketë vend në Kosovë.

Sveçla shtoi se institucionet nuk do të ndalen në përpjekjet për të garantuar sigurinë në çdo cep të Republikës së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.