Sveçla: Pas njoftimit se janë larguar ekstremistët e maskuar, hapëm pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak

Publikuar më:

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për hapjen e të gjitha pikave kufitare në kufi me Serbinë.

Sveçla, me anë të një postimi në ‘Facebook’, tha se kjo ndodhi pasi që u njoftuan se janë larguar bllokadat e krijuara nga “ekstremistë të maskuar”, shkruan Insajderi.

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak”, ka shkruar Sveçla.

“Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë”, përfundon postimi i tij.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.