Sot përpjekja e 27-të për konstituimin e kuvendit

Publikuar më:

Kriza politike në Kuvendin e Kosovës po zgjatet, ndërsa përpjekjet për konstituimin e legjislaturës së re po dështojnë në mënyrë të vazhdueshme.

Sot, deputetët pritet të mblidhen në orën 11:00 për të vijuar me seancën e 27-të me radhë, me qëllim zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe themelimin e plotë të institucionit ligjvënës.

Seanca e fundit, e mbajtur të hënën, përfundoi pa rezultat, pasi nuk pati dakordim për përbërjen e Komisionit Ad-hoc, i cili është thelbësor për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentarin.

Nga 104 deputetë të pranishëm, vetëm 51 votuan për, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim – numra që nuk mjaftuan për miratim.

Kryesuesi Avni Dehari bëri thirrje të përsëritura që subjektet parlamentare të paraqesin emrat e propozuar për anëtarë të komisionit, por ato refuzuan të bashkëpunojnë, duke e thelluar më tej bllokadën institucionale

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.